Në vetëizolom edhe Arafat Muaremi, drejtori i Policisë Financiare!

Drejtori i Policisë Financiare në Maqedoninë e Veriut, Arafat Muaremi është vetizoluar prej dje pasi që nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Muaremi ka bërë të ditur se ka marrë një vendim të tillë pasi që ditëve të fundit ka pasur kontakt me Zekirin.

“Desha tju informoj që këtyre diteve kam pasur kontakt me z. Muhamet Zekiri para se të del pozitiv në testimin për COVID-19, prandaj prej momentin kur u informova se është pozitiv jam në Vetëizolim sipas të gjitha protokoleve te institucioneve përkatëse.

Nuk kam asnjë simptomë, ndërsa testin per Covid -19 do e bëj mbrenda kësaj jave.

Z.Muhamet bashkë me familjen e tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të dashur miqë, ju apeloj që të bëjmë kujdes, si dhe respektimin e masave të përcaktuara nga institucionet përkatëse.”, ka shkruar Muaremi, që është kuadër i emëruar nga LSDM në këtë funksion të lartë qeveritar.ina