Në vetëm dy ditë zhduken 3 djem 14-vjeçar në Kroaci

Në vetëm dy ditë, tre djem të së njëjtës moshë u zhdukën në Kroaci. Të tre djemtë kanë lindur në vitin 2009. Dy prej tyre janë zhdukur në Zagreb, ndërsa i treti është zhdukur në Rijekë.

Sipas të dhënave në regjistrin kombëtar të personave të zhdukur, katërmbëdhjetë vjeçari Ivan Schneider është zhdukur të shtunën më 7 janar në Zagreb. Ai është 162 centimetra i gjatë, ka flokë gështenjë dhe sy blu, ndërsa në momentin e zhdukjes kishte veshur xhup dhe një bluzë të bardhë.

Një ditë më vonë, po në Zagreb, u zhduk edhe Patrick Gek, i cili është gjithashtu 14 vjeç. Ai është 175 centimetra i gjatë, ka flokë gështenjë dhe sy kafe dhe kishte veshur pantallona të zeza dhe një xhup portokalli me kapuç në momentin e zhdukjes. Ai gjithashtu kishte një xhaketë të zezë dhe atlete në këmbë.

Në të njëjtën ditë, Lukas Kiralj Jeremic u zhduk në Rijekë. Ashtu si dy djemtë që u zhdukën në Zagreb, Lukas ka lindur në vitin 2009.