Një tjetër projekt i ri muzikor ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve.
Fjala është për bashkëpunimin e parë në mes të reperit Azet dhe artistes nga Prizreni, Tayna, të quajtur “Ti harro”.
Dueti u prit mjaft mirë nga publiku dhe në vetëm 24 orë ka arritur të mbledh mbi një milion shikime.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe vet reperja, e cila ka ndarë suksesin përmes një postimi të publikuar në Instagram.
“24 orë, një milion. Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo.
Ky duket të jetë pjesë e albumit të ri të artistit shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani që mban titullin “Neue Welt”.
Sidoqoftë, këto ditë po pëlqehen në masë të madhe edhe bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims, kënga e re e Melindës “Qa din ti” e po ashtu pritet të lansohen edhe shumë duete të tjera.