Në vend të Zaevit, Dimitrovi do të marrë pjesë në iniciativën “Ballkani i Hapur” në Beograd

Në vend të Zoran Zaevit siç ka ndodhur deri tani, në emër të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, në takimin e 3 dhe 4 nëntorit 2021 për iniciativën ”Ballkani i Hapur” Beograd do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Agjenda për takimin punues, që organizohet në bashkëpunim me Këshillin atlantik, përfshin panel diskutimi me temë “Transformimi digjital si dorë ndihmëse për integrimin rajonal”, në të cilin do të miratohen konkluzione, ndërsa më pas do të mbahet konferencë për media.
Në të njëjtën kohë janë planifikuar takime liderësh dhe takime me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, ku do të diskutohet për lehtësimin e tregtisë.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet, të dielën më 31 tetor, pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet lokale dha dorëheqje nga të dy funksionet.
“Marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve”, theksoi Zaev, duke uruar oponentët politikë për fitorennë zgjedhje.

Në funksionin e kryeministrit është që prej 31 majit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si Kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar. Zaev është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka marrë mbështetjen e 62 deputetëve në këtë përbërje parlamentare. Në shumicën parlamentare, si pjesë e koalicionit me të cilin LSDM kandidoi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, marrin pjesë Besa, NSDP, DOM, LDP, Bashkimi Demokratik për Integrim.