Në vazhdën e kërcënimeve ruso-kineze, Shtëpia e Bardhë thotë se absolutisht është me Kosovën e Bosnjën

US President Joe Biden delivers a national update on the situation at the Russia-Ukraine border at the White House in Washington, DC, February 18, 2022. (Photo by Jim WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)

Presidenti amerikan është absolutisht me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, në vazhdën e kërcënimeve ruso-kineze. Kështu ka deklaruar zëdhënësja, Jen Psaki të premten.

Psaki këto deklarata i ka dhënë përgjatë një konference të mbajtur në shtyp në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, kur është pyetur nga një prej gazetarëve se “A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, shkruan lajmi.net.

“Ballkani Perëndimor, ju lutem. Rusia dhe Kina përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Dhe presidenti është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, citohet të ketë parashtruar pyetje një nga gazetarët në komunikatën e djeshme të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi përcjelleni këtë përgjigje drejtpërdrejt tek ta”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, mbështetjen për këto dy shtete e garantoi dje edhe kancalari austriak, Karl Nehammer, përgjatë vizitës në Kosovë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se Austria do të bëjnë çmos që të ruhet ajo çfarë është arritur deri më tani në Kosovë.

“Projekti i lirisë, pavarësisë, anëtarësimi i BE-së, për disa mund të mos jetë i mirëseardhur, por ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundshme”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/