Në UT përurohet Klinika Juridike dhe Gjykatore!

Shkruan Qebri Avziu:
Të nderuar miq! Sot me datë 24.02.2021 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës u bë përurimi i Klinikës Juridike dhe Gjykatores! Klinika juridike e Fakultetit Juridik është projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast dëshiroj të falemenderoj Prof. Dr. Arta Bilalli Zendeli, Doc. Dr. Njomza Selimi Osmani dhe sekretarin Ali Salihi, për kontributin që ata dhanë në ngritjen dhe dizajnimin e Klinikës juridike. Klinika juridike është benefit dhe privilegj i madh, për studentët që dituritë dhe aftësitë e tyre ti aplikojn në praktikë. Respekt pafund për SHBA-në!