Në Universitetet Publike nis viti i ri akademik, shënohet e rënie e numrit të studentëve

Në Universitetet Publike në vend nis viti i ri akademik. Të dhënat e fundit flasin se nga viti në vit ka rënie të numrit të studentëve. Qendra për komunikime civile në një hulumtim thekson se për 10 vite numri i studentëve në vend është ulur për 7 mijë. Ulje më të madhe, përkatësisht rreth 22 për qind është shënuar në universitetet shtetërore, ndërsa ato private shënojnë rritje të numrit të studentëve për 56 për qind. Sipas hulumtimit numri i studentëve nivelin më të ulët e ka arritur në vitin e Pandemisë 2020/2021. Te universitetet shtetërore rritje ka pasur vetëm për studimet e mjekësisë dhe informatikës. /Alsat.mk