Në Ukrainë janë 67 shtetas shqiptarë

Sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë për momentin në Ukrainë gjenden 67 shtetas shqiptarë.

Sipas Armand Skapit, sekretar i përgjithshëm në ministri “deri tani nuk kanë informacione se mes viktimave ka edhe shtetas shqiptar”.

“Kemi të dhëna për 67 shqiptarë që për momentin janë në Ukrainë. Me ditë paralajmërojmë nëse ju duhet evakuim, menjëherë ta lëshojnë Ukrainën. Ambasadat tona në Poloni dhe Rumani janë në shërbim për [do gjë. Kuptohet se tani situata është më e rëndë, pas mbylljes së hapësirës ajrore ukrainase, për shkak të sulmeve ajrore. Prandaj i kemi orientuar në rrugë tokësore, në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë”, ka thënë ajo.

Shton se kanë kërkuar ndihmë 4 shqiptarë dhe u është thënë ta ndjekin këtë rrugë komunikuese.

“Në territorin e Ukrainës në kuadër të misioneve vëzhguese të OSBE-së ka 11 shqiptarë. Disa prej tyre tashmë janë evakuuar. Tani për tani evakuimi është i sigurt, nëse e ndjekin linjën tokësore. Nuk mund ta imponojmë vendimin e qytetarëve, por krijojmë hapësirën e plotë t’u ndihmojmë këtyre personave nëse duan të evakuohen”, ka thënë ai.

Duke folur për situatën, Skapi ka thënë se ministria e ka dënuar agresionin që “Rusia e ka kryer ndaj Ukrainës, vend sovran dhe i pavarur, anëtare e KB-së” dhe e ka llogaritur këtë agresion si ngjarje shumë të rrezikshme për paqen dhe sigurinë jo vetëm të rajonit, por dhe më gjerë.