Në Turqi pro*testohet kundër tërheqjes nga Konventa që i mbron gratë

Mijëra gra pro*testuan të shtunën në Turqi kundër vendimit të autoriteteve për tërheqje nga Konventa që synon mbrojtjen e grave nga dhu*na.
Protestueset kërkuan nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan që të kthejë vendimin e tij për tërheqje nga traktati.
“Përmbyse vendimin, zbato traktatin!”, brohoritën ato gjatë një pro*teste në lagjen Kadikoy, në anën aziatike të Stambollit.

Një pro*testuese e quajtur Banu, i tha agjencisë AFP se ajo ishte “ngopur me shtetin patriarkal”.
“ Jam ngopur duke mos u ndier i sigurt. Mjaft!”, tha ajo.
Pro*testuesit mbajtën portrete të grave të vr*ara në Turqi, me një mbishkrim: “Janë gratë ato që do të fitojnë këtë lu*ftë”.

Pro*testa të tjera më të vogla u mbajtën në kryeqytetin Ankara dhe qytetin jugperëndimor të Izmirit, sipas raporteve të medias. Konventa e Stambollit e vitit 2011, e nënshkruar nga 45 vende dhe Bashkimi Evropian, kërkon që qeveritë të miratojnë legjislacionin që ndjek pen*alisht dhu*nën në familje dhe dhu*nën ndaj grave.

Qeveria turke shkaktoi zemërim të brendshëm dhe ndërkombëtar pasi shpalli vendimin për tërheqje. Konservatorët në partinë nacionaliste të Erdoganit dhe aleatët e tyre kanë thënë se traktati dë*mton unitetin e familjes.
Organi më i lartë i të drejtave të njeriut në Evropë, Këshilli i Evropës, dë*noi tërheqjen e Turqisë nga traktati. Ky mekanizëm ka qenë sponsorizues i këtij dokumenti.

“Kjo lëvizje është një pen*gesë e madhe sepse pen*gon mbrojtjen e grave në Turqi, anembanë Evropës dhe më gjerë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Turqinë, Nacho Sanchez Amor shkroi në Twitter se “kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë aktuale turke: mosrespektimi i plotë i sun*dimit të ligjit”.

Që nga fillimi i vitit në Turqi janë vr*arë 77 gra, kanë njoftuar grupet për mbrojtjen e grave. Të paktën 409 gra u vr*anë në vitin 2020.
Ministrja e Punës, Familjes dhe Shërbimeve Shoqërore, Zehra Zumrut Selcuk shkroi në rrjetin social Twitter se të drejtat e grave janë ende të mbrojtura nga ligjet turke dhe sistemi gjyqësor është “mjaft dinamik dhe i fortë” për të miratuar rregullore të reja.