Në Tetovë situata alarmante, nesër do të diskutohen masat shtesë!

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në Spitalin e Tetovës ka pasur një fluks të madh pacientësh në 24 orët e fundit dhe po bëhet një riorganizim intensiv që të kujdesen në mënyrë adekuate për të gjithë.

Po merret parasysh edhe futja e masave shtesë kundër Kovid, të cilat do të diskutohen nesër.
Kolegëve nga Tetova u jepet mbështetje adekuate sa i përket stafit dhe akomodimit. Dy ditë më parë, pacientët u vendosën në spitalin në fshatin Leshkë, dhe nëse është e nevojshme, pacientët do të akomodohen në spitale të tjera aty pranë ose në Shkup, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Gjatë ditës së nesërme, do të merret një vendim për Tetovën!
“Ministria e Shëndetësisë po konsideron futjen e masave shtesë, të cilat do të diskutohen nesër,” thuhet në deklaratë. Ministria u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes personale në mënyrë që të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.