Ndalohen dy qytetarë të Tetovës të cilët ishin duke shitur mjete piroteknike.
Sot (20.12.2020) në ora 14.30 në Tetovë, efektivëtët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat R.Sh. (46) dhe BA (20), të dy nga Tetova, për arsye se janë ndaluar duke shitur mjete piroteknike. Tek ata janë gjetur dhe konfiskuar rreth 300 copë mjete të ndryshme piroteknike. Dy personat në fjalë u ndaluan në Stacionin policorë Tetovë dhe pasi të dokumentohet rasti, do të ngrihen akuza kundër tyre në bazë të Nenit 8 të Ligjit për Mbrojtjen nga Substancat Eksplozive.