Në Tetovë restorantet e dasmave vazhdojnë punën në kohë pandemie!

Të paktën 16 denoncime, penale ose për shkelje me autorizime për pagesë, ka paraqitur Inspektoriati i tregut ndaj objekteve hotelierike në Shkup, Tetovë dhe Strumicë, pasiqë gjatë inspektimit natën e kaluar janë konstatuar shkelje të protokolit dhe masave mbrojtëse nga Kovid 19. Ata gjithashtu kishin shkelur edhe orarin e punës, ka njoftuar në një deklaratë për MIA, drejtori i këtij inspektoriati, Stojko Paunovski.

Edhe përkundër ndalesës për organizime masive, ai thotë se janë zbuluar ahengje familjare në shtatë objekte, janë përpiluar procesverbale dhe gjatë tre ditëve të ardhëshme do të ndërmeren masa për paraqitjen e padive penale. Konkretisht, dënime do të shqiptohen ndaj një restorani në Strugë, për organizimin e dy dasmave në të njëjtën kohë, një në katin e poshtëm dhe një në katin e sipërt, një lokal në Strumicë, ndërsa sanksione do të ketë edhe për dy dasma në objekte hotelierike të zbuluara në Tetovë dhe katër të tilla në Shkup.