Në Tetovë është ulur numri i rasteve aktive me KOVID-19

Shtabi i Kri*zës pranë komunës së Tetovës pas mbledhjes së sotme vlerësoi se po ulen rastet e të in*fektuarve me KOVID-19, duke e shpjeguar atë me uljen e numrit të rasteve aktive në krahasim me dy javët e kaluara.Qendra e Shëndetit Publik sot shënoi dy raste të reja. “Që nga fillimi i pand*emisë në Tetovë dhe pesë komunat përreth, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 1063, ndërsa prej tyre deri më tani janë shëruar 769 persona 80 kanë ndërruar jetë me çka numri i rasteve aktive është 214. Për fat të mirë, në Tetovë dhe rajon vazhdon trendi i uljes së rasteve të reja përderisa numri i të shëruarve është në rritje me çka nga java e kaluar e deri më sot numri i rasteve aktive është ulur dukshëm prej 276 në 214 persona” theksoi kryetarja Teuta Arifi.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme informuan se në Tetovë dhe komunat përreth numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në izol*im me vendim dhe vetizol*im është 378.