Policia e Tetovës dje rreth mesditës në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë ka privuar nga liria A.M.(46) dhe E.Ç.(46), të dy nga Republika e Kosovës, të cilët dyshohen se pak më parë ia kanë marrë paratë R.S (71) nga Piroku i Tetovës.
Siç informojnë nga MPB-ja, të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, të cilëve u janë gjetur paratë, të cilat janë konfiskuar dhe do t’i kthehen pronarit. Ata sot me parashtresë përkatëse do të sillen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës.