NË TË S’ËMËS ZAJKO…!

Medai Shaholli

Kryeministri Zajko, çdo ditë e më shumë po intesifikon propagandën dhe fushatën tij pro referendumit. Ai po lufton me mish e me shpirt për ta fituar këtë betejë duke përfituar nga luajalizmi dhe besnikëria e subjekteve politike shqiptare pa të
cilët e ka të vështirë ta fitojë këtë betejë.
Këtë fushatë pro marrëveshjes së Prespës dhe pro integrimeve europiane në referendumin që do të mbahet në fundin e shtatorit, ai e sheh si gurin e provës dhe testit të sigurisë e besueshmërisë ndaj qeverisë së tij.
Në këtë betejë mbase më të vështirën në karrierën e tij, ai ka ndihmën e pakursyer edhe të disa hibridëve të partisë si Muki dhe Mondi.
Së fundmi, kryeministri Zajko është shprehur për “ndërtimin e një Maqedonie për të ardhmen”,slogan propagandistik ky që nuk i sjell ndonjë leverdi shqiptarëve sepse këto janë vetëm farsa propagandistike.
.
Ai “dërzhavën” Severna Makedonija do ta ndërtoj për t’i faktorizuar vetëm sllavët e tij, ndërsa shqiptarët i sheh si skllevër që nuk kuptojnë nga sistemi shtetëror dhe që duhet të votojnë pro këtij referendumi, për të kënaqur ambiciet e tij dhe të sllavëve në këto integrime si komb i vetëm i këtij shteti.

Subjektet politike shqiptare dhe delet e kullotave shqiptare u shitën dhe i dhanë besën të pabesit se do votojnë pro referendumit duke menduar se në Bruxelles do të shkojnë me sllavët si të barabartë.
Jo zotërinj nuk do vemi si të barabartë në BE, pasi kushtetuta që do ndryshohet për “hatër” të Greqisë nuk do të përmbaj emrin shqiptar dhe gjuhë shqipe, sepse këtë nuk e pranon mentaliteti shovenist sllav i Zajkos, i Mickovskit të komitëve, dhe i gjithë bllokut sllav.

Barazia mes shqiptarëve dhe sllavëve sipas tyre prish ekuilibrin brenda “dërzhavës”ndaj ata e quajnë humbje të supremacinë ndaj shqiptarëve.
Prandaj shqiptarët atdhetarë, duhet t’i këpusin atë litar që kapet Zajko, si shpëtimtar (partitë shqiptare që i kanë dhënë fjalën se do të votojnë pro referendumit) i vetëm për të fituar test referendumin.

Shqiptarët nuk duhet t’i binden Zajkos si qahja i tyre,
që të kullosin si dele të urta ,por të kërkojnë si kusht që në ndryshimet kushtetuese të ngrihet çështja e statusit dhe barazisë së plotë si kërkesë minimale në përcaktimin e ndërtimit të këtij shteti.
Në të kundërtën votimi pro dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese duke anashkaluar shqiptarët do pllakoste për shumë vite skllavërinë. Medai Shaholli