Zj*arri në rajonin e Pehçevës është ende aktiv dhe më kritiku. Në territorin e vendit ka zj*arre aktive në dhjetëra lokalitete. Zj*arret në Shën Nikollë, Shtip, Prilep, Kumanovë dhe Radovish janë aktive, ndërsa përsëri ka zj*arr në Gostivar. Për të ndihmuar në përballimin me zja*rret mbërritën një helikopter dhe një aeroplan i specializuar nga Rumania, të cilët do të sistemohen aty ku është e nevojshme.
“Kanader T21”, një helikopter i specializuar për shuarjen e zja*rrit mbërriti nga Rumania, dhe avioni “Herkules 530″, i cili është me pajisjet më moderne, mbart pajisje shoqëruese të zj*arrfikësve, zja*rrfikës dhe burime të tjera shoqëruese materiale dhe teknike për shuarjen e zj*arrit…”- deklaroi Marija Millkova- Qendra për Menaxhimin e Kr*izave.
Nga QMK-ja shprehen se të dy fluturaket do të ndihmojnë shumë në lu*ftën kundër zj*arreve.
“Këto janë aeroplanë të mëdhenj, normalisht në koordinim me VING-un dhe me Shtabin e Përgjithshëm dhe Qendrën operative sot do të vendoset se ku do të mbushen avionët me ujë. Ju e dini që Liqeni i Ohrit është i ndaluar nga UNESKO. Ne kemi dy mundësi, Liqeni i Prespës dhe një tjetër nga liqenet e mëdha artificialë, kështu që sot do të vendosim se si do të zgjidhet kjo”- pohoi Goran Stojanovski- Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Thirrja për qytetarët nga QMK-ja është që të përmbahen nga ndezja e zj*arrit në natyrë, të kenë kujdes me bishtat e cigareve dhe të respektojnë masën për ndalimin e lëvizjes në pyje.