Në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta


Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.
Nga LAMM njoftojnë se në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë ndërprerje të përkohshme të të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vërbjani.