Në Tabanoc për dalje nga shteti pritet 15 minuta

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanoc koha e pritjes së daljes nga shteti është rreth 15 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa vonesa. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.