Në Tabanoc paradite kanë kaluar mbi 3.000 udhëtarë


Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri ora 10 kanë kaluar gjithsej 3.217 udhëtarë, kanë bërë të ditur nga MPB-ja. Prej tyre në vend kanë hyrë 1.984 persona ku 1.308 nga vendi dhe 676 shtetas të huaj. Nga shteti kanë dalë 1.233 udhëtarë ku 912 nga vendi dhe 321 shtetas të huaj.

Qeveria në seancën e 72-të ka sjell vendim prej sot tërësisht të hapen gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të papenguar të udhëtarëve dhe automjeteve pa testin PCR dhe pa dërgimin në izolim shtëpiak apo karantinë shtetërore.

Edhe në anën serbe lëshohen udhëtarë nga Maqedonia e Veriut pa testin PCR dhe karantinë.