Në Strugë paratë nga pagesa e parkingut shkojnë në drejtim të paditur!


Nëse vendosni të parkoheni me veturë në qytetin e Strugës, menjëherë ju afrohet një person i cili prezantohet si punëtor i parkingut, ku ju kërkon që të paguani për shfrytëzimin e parkimit të veturës.
Si vërtetim për pagesën të jep një llogari në të cilën, vula është gjysmake dhe për të qenë skandali edhe më i madh, në vulë lexohet “Pjesë të programit televiziv” që do të thotë se me të njëjtën bëhet mashtrim për të marrë para nga shoferët e veturave, nga persona të cilët paraqiten të autorizuar si punëtorë parkingu.

Pa Censurë ka dërguar pyetje deri tek ministria e Finansave për këtë problematikë dhe për masat që do të merren. Lajmi në përditësim.