Në Spitalin Klinik të Tetovës sillet një fëmijë gjashtë javësh pa shenja jete


Një punonjëse e Rrepartit të Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dje (20-nëntor) në orën 09:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 9 të këtij muaji rreth orës 07.00 një grua nga Republika e Kosovës kishte sjellë një fëmijë gjashtë javëshe pa shenja jete, ndërsa mjekët nga ky rrepart ishin përpjekur që ta reanimonin, por nuk arritën ta shpëtonin dhe përfundimishtë kishin konstatuar vdekjen e tij. Personi femër nga Kosova kishte marrë fëmijën dhe dokumentacionin mjekësor dhe ishte larguar duke refuzuar qëndaj trupit të fëmijës të kryhet autopsi. Në koordinim me prokurorin publik, merren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e çështjes. Pa Censure