Në Spitalin e Vushtrrisë gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri po trajtohen 44 pacientë me COVID-19.

Prej tyre janë 37 pacientë të konfirmuar si pozitivë me koronavirusin e ri, e shtatë janë në pritje të rezultateve apo testimit.

Nga pacientët gjashtë janë në gjendje të rëndë, dy të intubuar e katër me maska CPAP. Me oksigjenoterapi janë 28 pacientë. Nga stafi i spitalit janë të infektuar tetë infermierë dhe një i personelit jo-shëndetësor.