Në spitalin e montuar së shpejti do të vendoset sistem për mbështetje me oksigjen

Në spitalin e montuar që gjendet afër klinikës infektive deri të mërkurën ose të enjten duhet të vendoset sistem për mbështetje me oksigjen, donacion nga kompania e cila e siguron me oksigjen tërë qendrën klinike, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Pasi tani spitali është i zbrazët, gjegjësisht ka mundur të zbrazet dhe të transferohen pacientët në klinikë, e shfrytëzuam mundësinë që të instalohet ky sistem. diku deri të mërkurën ose të enjten presim gjithçka të jetë gati. Kompania e cila e furnizon me oksigjen tërë qendrën klinike shprehu iniciativë që ta dhurojë sistemin për mbështetje me oksigjen për shkak të asaj që procedura për furnizim do të merrte kohë të sigurt. Ata thanë se për tre deri katër ditë sistemi do të vendoset dhe do të mund të shfrytëzohet. Sistemi me bombola funksionon mirë, por ky është shumë më praktik”, ka thënë Filipçe.

Ai shtoi se mbështetja me oksigjen është e nevojshme jo vetëm për pacientët me pasqyrë më të rëndë klinike, por edhe për ata me pasqyrë më të lehtë nëse ka indikacione të cilët tregojnë në atë.

Thotë se tani për tani mirë e menaxhojnë personelin që të përgjigjet në nevojat, por edhe të mund të pushojë.

Filipçe shtoi se një pjesë e mjekëve në mënyrë intensive punojnë, sepse, siç sqaroi, i plotësojmë me sistem të rotacionit që të marrin pak pushim, dy ose tre javë, por se në çdo skenar sigurojnë numër shtesë në kuadër.