Në Spanjë po i nxjerrin pacientët me Covid-19 të marrin rreze dielli

Pas gati dy muajsh nën kujdesin intensiv për shkak të koronavirusit, Francisco Espana, 60 vjeç është lejuar nga mjekët e tij të kalojë 10 minuta në bregdet për të mbushur mushkëritë e tij me ajër të pastër.

I shtrirë në një shtrat spitali dhe i rrethuar nga ekipi mjekësor 60 vjeçari shikon Detin Mesdhe nga një shëtitore ngjitur me Spitalin del Mar në Barcelonë.
Ai mbylli sytë dhe thithi sa më shumë rrezet e diellit. “Kjo është një nga ditët më të mira që mbaj mend”– tha ai.