Me datë 15.01.2024, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Njësia Policore- Tearcë, duke marrë masa sipas planit të përgatitur paraprakisht për parandalimin dhe ndalimin e lypjes, në Sllatinë të Tetovës, kanë kapë dhe ndaluar personat D.B.(55), M.R.(52), 53-vjeçaren Z.D. dhe 51-vjeçaren G.M., të gjithë nga Shkupi. Personat janë ndaluar në komisariat dhe po punohet për dokumentimin e rasteve dhe më pas ndaj tyre do të vijojnë procedimet përkatëse.