Në Simnicë të Gostivarit një personit i merret kali nga oborri dhe i kthehet në gjendje shumë të keqe, rastin e raporton në polici

MPB ka njoftuar se me datë 01.10.2024 në SPB Tetovë,personi A.B. (54) nga fshati Simnicë eGostivarit, ka raportuar se nga oborri i pronës së tij, i është marrë kali me të cilin kishin bartur dru, pas së cilës e kanë kthyer në vendin e mëparshëm në gjendje shumë të keqe dhe me lëndime trupore.  Me autorizim të prokurorit publik, ekipi inspektues nga DPB Gostivar dhe një veteriner i autorizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Gostivar kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.