Në shtëpinë e tij gjendet i vdekur 75-vjeçari nga Shkupi


Në SPB Shkup, dje rreth orës 11:00 u raportua se në shtëpinë e tij në zonën e Qendrës u gjet i vdekur B.C. (75) nga Shkupi.

Një mjek nga Ndihma Emergjente konstatoi vdekjen pa shenja të dukshme dhune, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dha për obduksion.