Në shtëpinë e 64-vjeçarit nga Kërçova, S.Z., policia dje ka gjetur disa paketime dhe kavanoza me marihuanë, një peshore digjitale dhe sende të tjera si dhe mbetje të marihuanës, shkruan Pa Censurë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), marihuana është gjetur gjatë një bastisje në shtëpinë e tij dhe është konfiskuar.
„Më 7.10.2024, në orën 23:40, në Kërçovë, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Kërçovë arrestuan S.Z. (64) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan disa paketime dhe disa kavanoza me marihuanë, një peshore digjitale dhe sende të tjera me mbetje marihuane“, thuhet në njoftimin e policisë.
Kërçovari është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor, dhe nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal ndaj tij. Pa Censurë