Në Shqipëri shërbehet edhe mish ariu, mediumi britanik sjell dëshmitë

Një restorant në Shqipëri po ofron darka me mish nga arinjtë e vrarë në mënyrë të paligjshme – pjesë e një tregtie të paligjshme të jetës së egër që është “jashtë kontrollit” në vend, pretendojnë hetuesit.

Kështu shkruan mediumi britanik The Independent, sipas të cilit, disa studiues kanë thënë se ishte hera e parë që kishin parë mish ariu të gatuar në Evropë, dhe ekspertët paralajmëruan se “therja pa kontrolle” e kafshëve mund të çojë në shpërthim të sëmundjeve zoonotike siç është coronavirusi.

Sipas mediumit në fjalë, arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut online në internet, zbuloi hetimi, duke ngritur frikë për mbijetesën e disa specieve në vend.

Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws” zbuloi se dy nga faqet kryesore në internet të Shqipërisë po shfaqnin dhjetëra reklama duke shitur arinj kafe dhe specie të tjera që mbrohen me ligj.

Shumë fotografi të kafshëve – përfshirë dhelpra dhe ujqër – tregojnë gojët e tyre të mbyllura dhe kthetrat e tyre të lidhura me zinxhirë.

Dhe siç thuhet më tej në shkrimin e mediumit britanik, ky është një biznes fitimprurës: një majmun i vogël u ofrua për 750 euro, dhe një këlysh ariu dhe një ujk për 500 euro secili.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që i duan ato si kafshë shtëpiake dhe simbole statusi, thanë punëtorët e organizatës.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura nga blerësit dhe shpesh gjenden të mbushura si “trofe” në vendet publike.

Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre rob dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri, pas një rënie të madhe të numrit të kafshëve të egra vendase në vend. Shkelësit mund të burgosen sipas ligjit, i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është i dobët.

“Four Paws” tha që pasi ekipi i saj raportoi disa nga reklamat e paligjshme, ato ishin fshirë por ato të reja u rishfaqën.

“Një shumicë e madhe e fotografive shfaqnin një egërsi të ashpër të kafshëve, të tilla si dhelpra të mbyllura, këlyshë me zinxhirë dhe zogj me këmbët e tyre të lidhura”, tha Barbara van Genne, nga organizata.

Majmunët dhe zogjtë e preve shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre, sipas hetuesve.

Ndërkohë që, siç thuhet më tej, ujqërit blihen për t’u “bashkuar” me qen për këlyshë që të shiten si qen roje, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve. Por kafshët e tjera vriten.

Veç kësaj, shkruan në The Independent, gojët e kafshëve shpesh janë të mbyllura për t’i parandaluar të kafshojnë dhe këmbët e tyre janë lidhura me zinxhirë për t’i ndaluar të ikin.

Në këtë drejtim, mediumi britanik ka përmendur edhe një rast konkret.

Sipas mediumit në fjalë, një restorant në qytetin Drilon është gjetur gjithashtu reklamimi i mishit të ariut në menynë e tij në Facebook.

Një portal online restorantesh, i azhurnuar në fillim të këtij muaji, konfirmon ofertën e restorantit.

E një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: “Ajo që është veçanërisht alarmante për këtë nuk është vetëm fakti që mishi i ariut po shitet, por është edhe shtimi në kllapa të ‘në sezone’, që jep përshtypjen se ka një sezon gjuetie për arinjtë.

“Në fakt nuk ka sezon të gjuetisë për ndonjë kafshë të egër në Shqipëri, ekziston një moratorium gjuetie dhe ndalimi i gjuetisë për vite me radhë në të gjithë vendin – kaloi në 2014 dhe u zgjat në 2016 deri në mars 2021”, thuhet në shkrim, sipas të cilit “Rënia masive e jetës së egër në Shqipëri e nxiti këtë”.

Në shkrimin e mediumit britanik vihet në pah fakti se pjatat me mish të ariut janë parë më parë në vendet aziatike duke shtuar se mishi mund të shkaktojë sëmundje të shkaktuar nga parazitët, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

Dhe profesor James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha që COVID-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

“Sidoqoftë, rreziqet janë shumë më të mëdha nga gjuetia se sa ato nga konsumimi i thjeshtë”, tha ai.

Ai shtoi se gatimi ishte një mjet shumë i efektshëm për të shkatërruar virusin COVID-19 dhe infeksione të tjera, por që “ushqimi i arinjve është, natyrisht, shumë i padëshirueshëm për shumë arsye, duke përfshirë konservimin dhe mirëqenien e kafshëve, nëse ato janë mbajtur në robëri, para se të vriten”.

Ndërkaq zonja van Genne tha: “Four Paws ka qenë aktive në Shqipëri që nga viti 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të mysafirëve”.

“Ky zbulim i çuditshëm i ri është një tregues i mëtejshëm se tregtia tregtare e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit”.

Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhynte shpejt, “disa kafshë të egra vendase të mbetura do të mbeten vetëm një histori”.

“Platformat duhet të prezantojnë masa parandaluese siç janë identifikimi i shitësit për të ndaluar këto reklama. Sidoqoftë, problemi kryesor për tregtinë e paligjshme mbetet – mungesa e kontrollit dhe zbatimit nga autoritetet”, pohoi ajo.

Në fund të shkrimit të mediumit britanik thuhet se në vitet 1990, në Shqipëri kishte ende rreth 200 shqiponja, por sot numri është përgjysmuar.

Andaj, një strehimore e jetës së egër që mund të kryejë ndjekje penale, të marrë masa shpëtimi dhe të edukojë njerëz për mbrojtjen e specieve është e nevojshme urgjentisht në Shqipëri, vlerëson zonja van Genne.