Në Shqipëri punonte si polic, në Itali ishte “skifter”, efektivi përjashtohet nga policia pasi u arrestua për vjedhje në Veneto dhe Friuli

Në Shqipëri polic, në Itali bënte namin me vjedhje! Klisman Nikolli, 27 vjeç, me detyrë efektiv policie në Shëngjin, është arrestuar nga policia italiane për vjedhje, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç. Ata akuzohen për një serë grabitjesh të kryera për nga data 30 tetor deri më 15 nëntor në dy rajone të Italisë, Veneto dhe Friuli. Nikolli u arrestua nga policia teksa po bëheshin gati të ktheheshin në Shqipëri, ndërsa mësohet se u tregoi autoriteteve se ai ishte efektiv policie në Shqipëri.

Në dhomën e “Bed & Breakfast” në San Stino di Livenza, ku ai qëndronte së bashku me 2 shqiptarët e tjerë, Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet tashmë ishin të mbushura me sendet e vjedhura. Të tre ata po prisnin një grua e cila do t’i merrte dhe do t’i shoqëronte deri në aeroport, por në atë moment ata janë kapur nga autoritetet italiane.

Të tre dyshohen për 18 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në Portogruaro, Concordia Sagittaria, Musile di Piave dhe San Michele al Tagliamento. Gjatë bastisjeve ka pasur dy bastisje në Azzano (dy tentativa) dhe po aq në dy shtëpi në Chions, ku janë vjedhur 2000 euro dhe në një shtëpi tjetër 9000 euro dhe disa orë.

Ndërkohë pas arrestimit të 27-vjeçarit në Itali, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, e ka përjashtuar nga radhët e policisë së Shtetit.

Sipas policisë ai kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor. Kjo leje, sipas policisë i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore. Ndërkohë sqaron policia, pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore, megjithëse ishte djali i një dëshmori të policisë Mark Nikollit. Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Sipas policisë ai kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 1 nëntor deri më 31 dhjetor. Kjo leje, sipas policisë i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

‘Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale “Vjedhja”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.