Në Shqipëri po bien temperaturat, nga nesër shi dhe rrebeshe

Ndonëse dita e sotme nisi me temperatura të larta dhe me një qiell të pastër, ajo do të mbyllet me shi në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Nga e marta temperaturat do të bien me 6 gradë ku në disa zona do të kapin vlera edhe poshtë 30-tës. Për katër 4 ditë, Shqipëria do të përjetojë një vjeshtë të shkurtër. (sociobits.org)

”Një ditë shume e nxehtë do të thosha, me prezencë të vranësirave. Në orët e mbrëmjes fillojnë edhe reshjet si filim në veri-perëndim. Dita e martë do të jetë me rrebeshe. Do të ketë herë pas here edhe ministuhi të vogla ere. Është një situatë e paqëndrueshme që do të mbetet edhe gjatë ditës së mërkurë”.

Edhe pse reshjet do të jenë me intensitet ato do të jenë me intervale të shkurtra, veçanërisht këtë të martë dhe të mërkurë.

”Mbetet një mot relativisht i freskët sepse rritja është me 1 apo me 1.5 Gradë Celcius. Dita e enjte dhe dita e premte sjell një përmirësim të dukshëm të motit përgjatë bregdetit dhe zonave të ulëta dhe mbeten me reshje zonat malore”.

Por kapriçot e motit, kanë rezervuar një tjetër surprizë, stina e vjeshtës do të hyjë me temperaturat e verës, një lajm i mirë ky për ata që kanë lënë të pushojnë në Shtator.

”E shtuna dhe e diela edhe pse përkon me datën 2 dhe 3 Shtator do të jenë me diell sidomos në bregdet madje presim që temperaturat të ngriten sërish në 34 apo 35 gradë”.

Sipas tvklan.al, zonat veriore, veçanërisht Shkodra, dhe ultësirat perëndimore të qytetit të Vlorës, do të jenë edhe më të prekurat nga paqëndrushmëria e motit.