Në Shkup sot arrin një grup i ri i afganëve

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup sot do të arrijnë qytetarët nga Afganistani, informojnë nga Qeveria.
Sipas njoftimit nga Qeveria, ekipet e mediave që do të akreditohen duhet të mbërrijnë jo më vonë se në ora 16:00.

Siç theksojnë nga Qeveria, nuk priten deklarata të zyrtarëve qeveritarë pas mbërritjes.
Grupi i parë prej 149 afganëve mbërriti në vend më 31 gusht, përfshirë gra dhe fëmijë. Këta janë afganë që kanë punuar për organizatat ndërkombëtare dhe familjet e tyre.