Në Shkup sanksionohen 265 shoferë, 59 për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 265 sanksione, prej të cilave dyzet e katër për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e nëntë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët.
Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë ekuqe) dhe dyzet e tetë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.