Në Shkup sanksionohen 199 shoferë, 21 për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi!

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dyzet e një sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e një gjobë për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.

Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatëmbëdhjetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, dymbëdhjetë kundërvajtje për këmbësorët dhe tridhjetë e shtatë gjoba për parkim në mënyrë jo të rregulltë të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.