Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, për herë të parë u organizua “iftar për fëmijë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Para iftarit që u organizua në oborrin e Xhamisë Mustafa Pasha, fëmijët patën rastin që të argëtohen në programin e organizuar, përcjell Fakte.
Fëmijët kaluan çaste të këndshme me shumë lojëra, ndërsa dëgjuan edhe ilahi dhe këngë fëmijësh.
Fëmijëve iu vizatuan fytyrat, ndërsa në lojërat që luajtën gjatë programit fituan çmime dhe kaluan momente të këndshme.
Evenimenti me pjesëmarrjen vajzave dhe djemve të moshave të ndryshme përfundoi me iftarin me menu të veçantë për fëmijë.
Në këtë program morën pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe Kreu i Konsulencës së Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan.
Ambasadorja Kara, në deklaratën e saj për gazetarët, duke iu referuar ngjashmërive mes qytetit Bursa të Turqisë dhe Shkupit, tha se “Jam krenare që gjendem në një atmosferë të bukur shpirtërore”.
Ajo duke theksuar se muaji Ramazan është njësoj si në Shkup ashtu edhe në Turqi, tha se në Shkup mbizotëron një traditë osmane.
Një ndër organizatoret e evenimentit Büşra Dillioğlu, tha se ky aktivitet ka filluar si një nismë vullnetare.
Ajo theksoi se kanë dëshiruar që të krijojnë një kujtim të paharrueshëm të Ramazanit për fëmijët si gratë që jetojnë në Shkup. “Filluam kështu, ishim duke ëndërruar një aktivitet amator. Filluam me 40-50 fëmijë, pastaj erdhi një mbështetje lokale, erdhi mbështetje edhe nga Turqia dhe në fund u bë një organizim ku i mblodhëm 400-500 fëmijë”, tha Dillioğlu.
Dillioğlu duke shpresuar që fëmijët të kalojnë kohë të këndshme, tha se në kuadër të programit me lojëra të ndryshme do t’i japin dhurata të ndryshme fëmijëve.
Bilal Ramuka, pjesëmarrës në program tha se kanë luajtur shumë lojëra të mira dhe shpresoj që të organizohet një program i tillë edhe në të ardhmen.
Mehmet Akif Ayar i cili jeton në Shkup, tha se kanë luajtur lojëra të ndryshme. Ai tha se kanë kaluar momente të këndshme dhe janë argëtuar.
Merjem Nuredini tha se janë argëtuar shumë gjatë programit. “Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë, prandaj jam shumë e gëzuar. Të gjithë qeshin, asnjë fëmijë të brengosur”, tha ajo.
Ndërsa Furkan Sulejman, duke treguar se që në moshën 10 vjeçare ka agjëruar, tha se kanë kaluar kohë të mirë.