Në Shkup janë sanksionuar 141 shoferë, 32 për tejkalim të shpejtësisë


Ministria e Brendshme dje (29.11.2021) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 141 gjoba, nga të cilat 32 gjoba për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dy masa për kalim të automjeteve në semafor të kuq, dy masa për kundërvajtje kryer nga këmbësorët, dy për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për mjete teknike me defekte dhe të paregjistruara, gjashtë masa për përdorimin e celularit, katër masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, 33 masa për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se edhe në periudhën në vazhdim do të vazhdojnë me aksione të intensifikuar kontrollet e trafikut.