19:30 Në fshatin Sfirallë e epërme të komunës së Sarait po digjet shtylla elektrike. Gati një orë është kjo problematikë por edhe pse banorët kanë lajmëruar EVN-në, ende nuk kanë arritur në terren ekipet për rregullimin e defektit!
Banorët e Sfillarës janë të frikësuar për dëmet që mund të sjell ky bosht elektrik.
Pa Censurë po ndjek punën në terren…
22:00 EVN del në terren , punojnë në largim të problemit!
Nga EVN lajmërojnë se ekipet e EVN Elektrodistribuimi janë veçmë ne terren dhe punojnë në drejtim të largimit të problemit. Për më pak se një orë do të duhet të rregullohet gjithçka.