Në seancën e Ekipit operativ të kreut shtetëror të Serbisë, e transmetuar drejtpërdrejtë përmes mediumeve, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq e paralajmëruan dhe sqaruan fillimin e imunizimit masiv në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se në Serbi sot ose nesër do të arrijnë 250,000 vaksina “Sputnik V” dhe se pritet së shpejti përmes Polonisë të furnizohet edhe vaksina e katërt nga prodhuesi Astra-Zeneka. Ai shtoi këtë javë do të arrijnë 200,000 vaksina nga e para dhe 50,000 nga doza e dytë e vaksinës ruse Sputnik V dhe se sot do të fillojë edhe vaksinimi masiv me vaksinën kineze Sinofarm.
“Vaksinimi është i një rëndësi e madhe për Serbinë, pa vaksinim kurrë nuk do ta fitojmë kurorën, jo vetëm në shëndetësi por edhe në aspektin ekonomik, do të arrijmë në skaj të humnerës” tha Vuçiq. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia deri më tani ka blerë 1,054,950 vaksina dhe se ka nënshkruar marrëveshje dhe ka paguar për më shumë se gjashtë milionë doza.
Në takimin e kreut të shtetit dhe ekipit operativ të vaksinimit, ajo tha se sistemi i ri i vëzhgimit të vaksinimit lejon të monitorojë gjithçka – nga momenti i mbërritjes së vaksinës deri në momentin kur çdo qytetar do të vaksinohet.
Në seancë u paralajmërua se imunizimi masiv po fillon edhe në qytete të tjera të mëdha në Serbi, në Panairin e Novi Sadit në Nish, Kragujevac, Leskovac, Suboticë dhe Krushevac.