Në Serbi fillon vaksinimi kundër Kovid-19 në 110 pika në më shumë se 30 lokacione

Vaksinimi kundër Kovid-19 fillon sot në Serbi dhe do të zhvillohet në më shumë se 30 lokacione, dhe rreth 110 pika për vaksinim.
Në Serbi dje arritën 19.500 vaksina të Fajzer dhe BioNtek kundër koronavirusit, që është kontigjenti i dytë që kur më 22 dhjetor vitin e kaluar u furnizuan 4.875 doza të vaksinës.

Siç deklaroi paraprakisht sekretari shtetëror, Mirsad Gjerlek, rreth 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 persona në qendrat gjerontologjike duhet të vaksinohen deri në fund të javës.
Gjerlek gjithashtu paralajmëroi se në janar në Serbi do të mbërrijnë 80.000 doza të vaksinës nga kompania Fajzer, dhe priten sasi të mëdha të vaksinës nga Rusia dhe nga Kina.