Në Saraqinë të Tetovës gjenden 14-vjeçarja nga Shkupi

Dje (28-shkurt) në ora 16:30, në shtëpinë e personit M.C. në Saraqinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë gjetur të miturën J.T.(14) nga Vollkova e Shkupit, për të cilën në ora 14.05 në Stacioni Policor Gjorçe Petrov nëna e saj I.T. e kishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Përndryshe ajo edhe më parë kishte qenë e raportuar se ishte larguar disa herë nga shtëpia. Në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale, e mitura pak më vonë iu dorëzua prindërve.