Në Rezallë të Skenderajt sot rivarrosen eshtrat e martirëve të gjetura në Kizhevak të Serbisë

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.

Postimi i plotë i Jasharit:
Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,

Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!