Në Repartin Infektiv të Shtipit do të vendoset sistem zja*rrfikës bashkëkohor

Reparti Infektiv i Shtipit pritet për një deri dy javë të vihet në funksion për pacientët, të cilëve u duhet trajtim spitalor. Drejtori i Klinikës në Shtip, Alen Gjeorgjiev për MIA-n thotë se për një javë duhet të vendoset sistem zj*arrfikës bashkëkohor, ndërsa mjetet për vendosjen e tij janë siguruar përmes donacioneve, sepse rregullat për zgjedhjet e ardhshme lokale nuk u lejojnë të shpallin procedurë tenderiale.

Gjeorgjievi vëren se pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve ndërtimore rreth Repartit Infektiv do të vihet në funksion, ndërsa spitali modular do të përdoret vetëm nëse rritet numri i pacientëve.
Sipas raportit spitalor në spitalin modular trajtohen 43 pacientë, ndërsa 10 janë në Repartin e Lëkurës, në terapi oksigjeni janë gjithsej 37, ndërsa në ambulancën ditore kanë 57 kontrolle. Në 24 orët e fundit nuk pa pacient të vd*ekur në spitalin modular.