Në regjistrim do të përfshihen edhe qytetarët e evakuuar nga Afganistani

Çdo arritje, çdo qytetar i evakuuar i Afganistanit që do të arrijë, secili do të regjistrohet dhe për të gjithë do të informoheni, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
“Ata janë njerëz të cilëve u nevojitet qëndrim i përkohshëm para se të nisen drejt vendeve të destinacionit të tyre përfundimtar”, tha Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve. Shtoi se është shumë e kujdesshme me numrat dhe theksoi se nuk do të fshihet asnjë informatë. U bëri thirrje mediumeve të jenë të kujdesshme.

Ministrja theksoi se si vend i cili edhe vetë është përballur me refugjatë të vet, si vend i cili vetë ka kërkuar ndihmë nga NATO-ja dhe BE-ja, tani, siç tha, kur jemi në NATO dhe kemi edhe pak më shumë përgjegjësi të mendojmë he të ndihmojmë të zbutet kjo katastrofë humanitare.
Për shkak të Kovid-19 ne po përballemi me problem dhe prandaj, sqaroi, të gjithë ato numra për të cilat deri më tani jemi dakorduar dhe japim dritë të gjelbër, do të jenë praktikisht në shpenzim të aleatëve tanë apo të një pjese të organizatave që i dërgojnë. Ata do të jenë mbështetje për këtë ndihmë humanitare.

“Si shtet i cili e din se sa është i rre*zikshëm ek*stremizmi, duhet të japim ndihmë dhe mbështetje”, tha Shekerinska. Ministrja Shekerinska informoi se një pjesë e afganëve të cilët janë evakuuar dhe të cilët kanë punuar për NATO-n, me siguri do të transportohen në ndonjërën nga bazat e NATO-s nëpër Evropë.

“Edhe ne tashmë morëm kërkesë nga NATO-ja dhe me siguri do të përgjigjemi pozitivisht për ndonjë lloj të mbështetjes shtesë atje, me oficerë për marrëdhënie civile-ushtarake, oficerë për marrëdhënie me opinionin, si dhe me një lloj të caktuar të mbështetjes së mundshme mjekësore apo psikologjike. Ne si pjesë e NATO-s i definojmë cilat janë ato kapacitete të cilat mund t’i dërgojmë në disa nga bazat e NATO-s në Evropë ku do të pranohet një pjesë e qytetarëve të evakuuar të cilët tashmë kanë punuar për Aleancën e NATO-s”, deklaroi Shekerinska.
Ministrja e Mbrojtjes theksoi se operacioni për evakuim me të vërtetë është i mjaft i gjerë, në rreth dhjetë shtete evropiane, një pjesë, në kapacitete ushtarake dhe shoi se gjendja po ndryshon nga dita në ditë.