Në Reçan të Gostivarit përleshen fizikisht dy persona, thirret policia

Mbrëmjen e djeshme (6 nëntor) rreth orës 20:00 dhe 10:00 në Policinë e Tetovës, është raportuar se dhjetë minuta më parë, në Reçan të Gostivarit, përballë një objekti hoteliere, është prishur rendi dhe qetësia publike për shkak të përleshjes fizike mes J.I.(48) dhe S.K.(55) nga ky fshat. Përplasjes i ka paraprirë një debat verbal mes tyre.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, më pas do të vijojë parashtresa përkatëse.