Në gjashtë komunat tetovare, Qendra për shëndet publik në Tetovë sot regjistroi 10 raste të reja me Kovid-19.
“Nga gjithsej 10 raste të reja të të sëmurëve me koronavirus, gjashtë janë banorë në kuadër të komunës së Tetovës, dy janë banorë në vendbanimet pranë komunës së Bërvenicës dhe nga një ka në komunat e Tearcës dhe Jegunocit”, informoi Zorica Zafirovska, specialsite për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik në Tetovë.
Për individë, të cilët nuk i respektojnë protokollet për parandalim nga përhapja e koronavirusit, policia shqiptoi 24 dënime të reja.
T mobile In article 1
“Janë përgatitur për ta urdhëresa penale për pagesë, në pajtim me nenin 6 nga Dekreti adekuat qeveritar dhe këta 24 persona duhet të paguajnë nga 20 euro për shkak të mosmbajtjes së maskës”, kumtuan nga SPB Tetovë.
Policia nuk konstatoi shkelje te 247 njerëz në rajonin e Tetovës, të cilët kontrollohen nëse u përmbahen vendimeve për izolim në shtëpi, të dhëna nga Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror.