Në rajonin e SP Bit Pazar janë privuar nga liria 15 persona të cilët e kanë shkelur orën policore

Pesëmbëdhjetë persona janë privuar nga liria për shkak mosrespektimit të lëvizjes në rajonin e stacionit policorë Bit Pazar dje në periudhën prej orës 19 deri në orën 20 në rrugët “Metodia Mitevski”, “Emin Duraku” , “Vukovarska”, “Pançe Nedellkovski”, “Llazo Tërpovski” dhe “Nikolla Karev”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB thonë se vazhdojnë me kontrollet intensive në territorin e mbarë vendit me qëllim të sanksionimit të mosrespektimit të masave për ballafaqim me Kovid 19.

“Apelojmë që qytetarit t’i respektojnë këto masave dhe bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, qëndron në kumtesën e MPB.

Deri në orën pesë të mëngjesit zgjati ndalesa 80-të orëshe për lëvizje me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Kovid-19, e cila u vendos për të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat përreth, Haraçinën, Zelenikovën, Ilindenin, Petrovecin, Studeniçanin, si dhe në Kumanovë, Likovë, Shtip dhe Karbincë, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc.