Mbrëmjet në lokalet e natës në rajonin e Pollogut, krahas klientëve i viziton edhe policia. Objektet janë të njohura për klientët, por edhe për policinë, e cila këtë vit ka bërë 30 kontrolle. Dyshime se nën dritat e reflektorëve të podrumeve ka aktivitete ilegale me kontrollimet del një dukuri interesante. Këngëtare, valltare, vajza për shoqërim nga vendi, por edhe jashtë Maqedonisë përfitojnë në mënyrë ilegale.
Në aksionin e fundi të policisë në rajonin e Pollogut, numri total i shtetasve të huaja, të cilat me shumë gjasa qëndrojnë dhe punojnë ilegalisht në objektet, në korrik arriti numrin 67. Ajo është numër i afërt me të zbuluarat e gjashtë muajt e kaluara që me këtë tash arrin deri në 130 persona.
Sipas informacioneve të SPB Tetovë, gjatë këtij muaji, janë ndërmarrë 12 aksione kontrolluese, edhe atë gjashtë në rajonin e Tetovës dhe gjashtë të tjerat në rajonin e Gostivarit.
Zyrtarët policorë nga Reparti Policor Gallate, këto ditë kanë ndërmarrë kontroll në lokal të natës në fshatin Dobërdoll. Në kontroll, në objekt janë kapur 8 persona të gjinisë femërore, një nga Republika e Serbisë kurse 7 të tjerat nga Maqedonia.
Zëdhënisi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski thotë se në fillim të muajt, deri më 26 korrik në 12 kontrolle të rajonit më të gjerë të Pollogut janë bastisur 13 objekte. Në këto kontrolle janë kapur, respektivisht janë zbuluar 67 shtetase të huaja. Numri më i madh ka qenë nga Shqipëria, gjashtë nga Kosova, gjashtë nga Serbia, dhe nga një Mali i zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Greqia. Sipas moshës, ata janë mes moshës 18 deri në 40. Shumica e këtyre vijnë për një periudhë të shkurtër për fundjave, por edhe për një muaj ose dy.
“Gati të gjitha e kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre këtu, respektivisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin dhe kanë punuar ilegalisht si këngëtare, valltare, kameriere. Gati se të gjitha shtetaset e huaja, të moshës 18-40, janë dëbuar në vendet e tyre amë, kur para kësaj janë gjykuar para gjykatësit që ju ka dhënë dënim me gjobë dhe ndalim për të hyrë për 1 vit në Maqedoni”thotë zëdhënësi Josifkoski.