Në qoftë se i respektojmë masat, do të kthehemi në normalitet!

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot realizoi takim pune dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët janë të sistemuar në pikat policore në rrethinën e Tetovës dhe të Gostivarit.

Në takim, kumtuan nga MPB-ja, ministri Çulev është njoftuar me aktivitetet që ndërmerren për kontroll të masave dhe vendimeve të Qeverisë, me theks të veçantë në vendimin i cili është në fuqi, ndërsa ka të bëjë në kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës së vazhduar festive.
“Sot qytetarët festojnë dy festa të mëdha të rëndësishme. Jam këtu para së gjithash kolegëve dhe më pas edhe të gjithë qytetarëve t’ua uroj dy festat. Bashkëpunimi, besimi reciprok dhe respektimi bazohen në veprimin policor dhe punën policore dhe pikërisht në ditë të tilla të rëndësishme është mirë edhe njëherë të përkujtojmë në vlerat të cilat i japin kuptim jetesës, ndërsa shoqërinë e bëjnë mjedis në të cilin secili e merr vendin që e meriton”, theksoi Çulev.