Në Qeveri u vendos portreti i Talat Xhaferit

Në murin në qeveri, ku qëndrojnë portretet e kryeministrave të vendit, së fundmi është vendosur portreti i Talat Xhaferit, kryeministri aktual teknik, i cili ndonëse ka mandat deputeti, ende mban postin e kryeministrit. Portreti i Xhaferit është vendosur në një pjesë të re të murit pasi hapësira e mëparshme është mbushur me tre fotografi të kryetarëve të qeverisë nga mandati i fundit i LSDM-së. Ai në profilin e tij zyrtar të Facebookut ka shkruar se autori i portretit është Edmond Drami, lindur në qytetin e Fierit në Shqipëri, ka studiuar, punon dhe jeton në Romë. Ai njihet për vizatimin e portreteve. Xhaferi është përballë flamujve të Maqedonisë, BE-së dhe NATO-s dhe me kravatë të kuqe.