Në qershor neto – paga mesatare ka arritur 41.939 denarë

Neto – paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar në qershor të këtij viti është 41.939 denarë dhe është për 14,8 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.6%), shërbime administrative dhe mbështetëse (22.9%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (19.6%).

Rritja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.1%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.4%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (4.5%).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar në qershor 2024 është 62.964 denarë dhe është 15,1 për qind më e lartë se në qershor 2023.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24.9%), Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (24.0%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (19.9%)

Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (21.0%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (5.0%) dhe Shërbime administrative dhe mbeshtetëse (4.4%).